VIDEO/ Kalaja e Petrelës - "Aty ku historia, natyra dhe mikpritja takohen në një prej destinacioneve më të bukura"

VIDEO/ Kalaja e Petrelës - "Aty ku historia, natyra dhe mikpritja

Kalaja e Petrelës vijon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara të turizmit kulturor në Shqipëri.

E vendosur mbi një kodër rreth 17 kilometra në juglindje të Tiranës, kjo kala ofron pamje mbresëlënëse të luginës së Erzenit dhe një eksperiencë unike për vizitorët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Kalaja e Petrelës, e cila gjatë sezonit turistik ka shënuar një rritje të ndejshme të vizitorëve.

“Aty ku historia, natyra dhe mikpritja shqiptare takohen në një prej destinacioneve më të bukura në kurorën e gjelbër të Tiranës”, shkruan Rama.

Vizitorët kanë mundësi të eksplorojnë muret e lashta të kalasë, të njihen me historinë e saj dhe të shijojnë gatimet tradicionale në ambientet pranë monumentit.

Kalaja e Petrelës ka kaluar nëpërmjet disa periudhash ndërtimi e rrënimi. Mendohet se është ndërtuar në  periudhën e vonë antike, (shekujt III-IV e.s.) dhe është rindërtuar sërish gjatë sundimit të Perandorit Bizantin Justiniani I (527 – 565). Ajo mori një rëndësi të veçantë në shek. XI, në luftimet ndërmjet normanëve dhe bizantinëve.

Në fillim të shek. XIV i përkiste familjes feudale të Topiajve, që në atë kohë ishin zotërues të territorit midis lumenjve Mat e Shkumbin.

Në shekullin XV Petrela ishte kështjella e parë pas Krujës, e cila u rrethua dhe u çlirua nga Skënderbeu. Kalaja e Petrelës ishte një nga qendrat që i bëri ballë pushtimit osman, deri në vitet e fundit të jetës së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

EMISIONET