"LUFTA" E REVIEW-ve NË GOOGLE/ Shtohen denoncimet, policia vijon verifikimin për mbi 200 persona

"LUFTA" E REVIEW-ve NË GOOGLE/ Shtohen denoncimet, policia vijon

Zgjerohen hetimet për komentet dhe vlerësimet negative në platformën Google, pas denoncimeve të bizneseve që pretendojnë se janë bërë objekt i një fushate të koordinuar.

Deri tani, Policia e Shtetit ka marrë 15 denoncime, ndërsa më shumë se 200 persona janë në proces verifikimi.

Sipas burimeve, hetimet po drejtohen nga strukturat e Krimit Kibernetik, të cilat po analizojnë aktivitetin e llogarive që dyshohet se kanë publikuar ose shpërndarë komente dhe vlerësime negative ndaj bizneseve.

Autoritetet po verifikojnë nëse këta persona kanë vepruar në mënyrë të koordinuar dhe nëse veprimet e tyre përmbushin elementët e veprave penale.

Në fokus të hetimeve janë disa vepra të mundshme penale, mes tyre manipulimi i tregut, manipulimi i çmimeve, përhapja e informacioneve të rreme, shpifja dhe falsifikimi kompjuterik.

Qëllimi i hetimeve është identifikimi i personave që dyshohet se kanë organizuar ose koordinuar këtë fushatë, e cila sipas denoncimeve ka dëmtuar imazhin dhe aktivitetin ekonomik të bizneseve të prekura.

EMISIONET