Vr*sja e Endri Goxhajt, vetëdorëzohet pas 2 muajsh arrati Marjaldo Nela
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2026, 14:01

Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në Memaliaj, është vetëdorëzuar në polici.
Nela akuzohet për përfshirje në ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në prill të këtij viti në Memaliaj, ku mbeti i vrarë Endri Goxhaj. Ai është vëllai i Donald Nela, i cili ndodhet ende në kërkim.
Pas vetëdorëzimit, ai është ndaluar dhe është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë për vijimin e procedurave hetimore.

