DOSJA "5D"/ Apeli i GJKKO liron nga burgu ish-drejtorin "hajdut" të Tiranës, Mariglen Qato kalon në "arrest shtëpie"

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato, i cili po hetohet në kuadër të dosjes së njohur si “5D”.
Me vendimin e dhënë këtë të martë, gjykata pranoi ankimin e tij dhe vendosi që masa “arrest në burg” të zëvendësohet me “arrest në shtëpi”.
Mariglen Qato ishte më parë në masën e sigurisë “arrest në burg” si pjesë e hetimeve që lidhen me akuzat për korrupsion pasiv në katër raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Nga ana e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është kërkuar dënimi me 9 vite burg për të pandehurin. Çështja ndodhet aktualisht në fazën e mbrojtjes së të pandehurve.

