VRASËSIT U NISËN NGA FUSHË-KRUJA/ Entjan Nikulaj u ndoq për 4 orë, e vranë në një zonë pa kamera
Hetimi i kamerave të sigurisë në rrugë kanë zbuluar se vrasësit e Entjan Nikulajt janë nisur nga fushë kruja. Madje viktima është ndjekur për të paktën katër orë prej tyre. Për të realizuar ekzekutimin kanë zgjedhur një zonë që nuk ishte e mbikëqyrur me kamera
Për rreth 4 orë autorët e vrasjës së Entjan Nikulajt e kanë ndjekur objektivin e tyre dëri në ekzekutimin e tij.
Burimet kanë bërë të ditur se rreth orës 18:30 të së shtunës makina bmë ngjyre gri me targa të vjedhura është nisur nga fushe kruja dhe i është vënë në ndjekje.
Intenerari i agresorëve është zbuluar nga gjurmimi i kamerave të sigurisë në rrugë dhe në biznese. Besohet se 3 autorët kanë qënë në dijeni të lëvizjes së 40-vjeçarit.
Në kohën kur viktima ka lënë Shëngjinin për të hyrë në Lezhë autorët kanë nisur më zbatimin e planit.
Për të realizuar vrasjen kanë zgjedhur një zonë ku nuk ka pasur vëzhgim me kamera, duke bërë që të mos zbardhen veprimet në momentin final. 7 plumba kanë rënë mbi trupin 40-vjeçarin, i cili humbi jetën në vend.
Autorët janë larguar me të njëjtën automjet, ndërsa makina ka përshkruar të njëjtin intenerar, duke u kthyer në Fushë-Krujë.
Pikërisht në vendin e quajtur “Ura e Tubit” kanë djegur makinën ku u gjetën dhe dy automatik. Policia e Shtetit nuk ka dyshime që pas kësaj ngjarjeje fshihen vrasës profesionistë.
Nisur edhe nga lëvizja e makinës, para dhe pas ngjarjes, dyshohen se grupi vepron në zonën Fushë-Krujës, Krujës dhe përreth saj.
Pritet që në ditët në vijim t’u kërkohet operatorëve tëlefonik për të marrë tabulatet në zonën ku ndodhi krimi.