Rëndohet bilanci, shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në rrethrrotullimin e Saukut

 Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e Saukut, pranë TEG-ut, ku numri i viktimave ka shkuar në dy. Pas drejtuesit të betonieres, ka humbur jetën edhe shtetasi i huaj që ndodhej në mjetin e rëndë, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti ndodhi pasi betoniereja u përplas me një automjet, theu barrierat mbrojtëse të urës dhe ra në autostradën poshtë, duke përfunduar mbi një automjet tjetër.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit, ndërsa ngjarja ka tronditur opinionin publik për shkak të pasojave të rënda.

EMISIONET