Crvena Zvesda provokon në faqen e saj, publikon pankartën: Kosova është Serbi

Crvena Zvesda provokon në faqen e saj, publikon pankartën: Kosova

Një episod jashtë frymës sportive shoqëroi sfidën mes Larne dhe Crvena Zvezdës, e vlefshme për kualifikueset e UEFA Champions League. Pas përfundimit të takimit, klubi serb publikoi në rrjetet e tij zyrtare disa fotografi nga atmosfera në stadium, ku në një prej tyre dallohej një banderolë e tifozëve me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Publikimi i fotos u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta, veçanërisht nga përdorues shqiptarë, të cilët kritikuan faktin që imazhi u shpërnda nga profili zyrtar i klubit.

Mesazhi në banderolë është përdorur prej vitesh nga grupe të caktuara tifozësh serbë dhe vazhdon të mbetet një nga simbolet më të debatueshme në ndeshjet ndërkombëtare, duke rikthyer diskutimet mbi ndërthurjen e sportit me çështje politike.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga UEFA lidhur me pankartën apo me publikimin e fotografisë nga Crvena Zvezda. Mbetet për t’u parë nëse organi qeverisës i futbollit europian do të ndërmarrë ndonjë hap në lidhje me këtë episod.

EMISIONET