Gjatë trajtimit të kancerit, Princesha e Uellsit Kate Middleton iu përkushtua këtij HOBI të papritur

Gjatë trajtimit të kancerit, Princesha e Uellsit Kate Middleton iu

Kate Middleton ka treguar se, gjatë trajtimit të saj për kancer, iu drejtua një hobi të papritur: ngjyrosjes.

Princesha e Uellsit foli për këtë gjatë një vizite në qendrën e trajtimit të kancerit The Christie NHS Foundation Trust në Mançester të Anglisë, ku takoi pacientë dhe ndau disa detaje nga përvoja e saj gjatë kimioterapisë.

Kate zbuloi se trajtimi ndikoi në aftësinë e saj për të lexuar dhe për t'u përqendruar, ndaj ngjyrosja u bë një mënyrë për ta mbajtur mendjen të zënë.

“Nuk e di si ishte për ju, por unë nuk kisha mundësi të lexoja apo të përqendrohesha vërtet në asgjë”, tha ajo. “Ngjyrosja ishte mënyra ime për të eksploruar gjëra interesante dhe për të bërë diçka që nuk kërkonte një rezultat përfundimtar.”

Kate shtoi se ngjyrosja është “thjesht një mënyrë për të luajtur dhe për të humbur veten”.

Bashkëshorti i saj, princi William, ka treguar më herët se Kate pëlqen librat e ngjyrosjes për të rritur. Në vitin 2016, ilustruesja skoceze Johanna Basford zbuloi se William i kishte thënë se bashkëshortja e tij pëlqente të ngjyroste librin Secret Garden, një nga librat e saj më të njohur.

Gjatë vizitës në qendrën e trajtimit në qershor, Kate përjetoi edhe një moment emocional me 30-vjeçaren Claire Lorente, e cila po përfundonte trajtimin për kancerin e gjirit.

Bravo! Çfarë rrugëtimi”, i tha princesha, ndërsa e përqafoi. Më pas ajo përqafoi edhe partnerin e Lorentes, duke i thënë se e dinte se sa e vështirë ishte kjo periudhë edhe për familjarët dhe njerëzit e dashur.

Kate më pas e pa Lorente-n teksa i binte një zileje, duke shënuar përfundimin e trajtimit të saj. Princesha e Uellsit e duartrokiti dhe i tha: “Kjo është dita jote.”

Kate Middleton njoftoi diagnozën e saj në vitin 2024 dhe se do t'i nënshtrohej kimioterapisë. Një vit më vonë, ajo bëri të ditur se sëmundja ishte në remision.

EMISIONET