Parashikimi i motit, sinoptikani Osmani: Do ketë kthjellime dhe vranësira, në disa zona shi dhe borë. Bien temperaturat

Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e dimrit duket se temperaturat nuk kanë arritur në vlerat e kësaj stine.

Për të kuptuar më shumë me situatën e motit në Shqipëri, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", për të folur se si parashikohet moti në vazhdim, ishte sinoptikani nga "Meteoalb", Hakil Osmani.

“Në fakt dita e mërkurë dhe enjte do të sjellin temperatura në vlerat që janë shumë tipike të stinës, ku në zonat malore pritet të jenë në vlerat minimale në 0 dhe minus 2 gradë celsius, ndërsa në vlerat maksimale do të jenë në 10 deri në 12 gradë celsius.

Moti sot do të jetë i kthjellët dhe me vranësira lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat jugore duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Parashikohet që gjatë natës të ketë grumbullim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të përkohshme shiu e dëbore kryesisht në ultësirën Perëndimore” u shpreh ndër të tjera sinoptikani Hakil Osmani.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 3 – 4 ballë.

anila zyberaj parashikimi i motit hakil osmani

EMISIONET