NATO hap dyert për industrinë ushtarake turke, nis programin “Front Door”

NATO hap dyert për industrinë ushtarake turke, nis programin

NATO ka prezantuar një program të ri të quajtur “Front Door” (Dera e Përparme).

Aleanca synon t’ua lehtësojë kompanive të industrisë së mbrojtjes nga Turqia qasjen në fondin e inovacionit të Aleancës, me vlerë 5.3 miliardë euro. Programi u prezantua gjatë Samitit të NATO-s në Ankara.

Iniciativa është krijuar për të zvogëluar pengesat burokratike dhe për të përshpejtuar përfshirjen e kompanive turke në projektet e NATO-s që lidhen me zhvillimin e teknologjive të avancuara ushtarake, raportojnë mediat.

Përmes programit, ndërmarrjet turke do të kenë më shumë mundësi të aplikojnë për financim dhe të marrin pjesë në projekte që lidhen me inteligjencën artificiale, sistemet autonome, mbrojtjen kibernetike, teknologjitë hapësinore dhe fusha të tjera strategjike.

Zyrtarët e NATO-s theksuan se synimi është forcimi i bashkëpunimit me industrinë e mbrojtjes së vendeve anëtare dhe përshpejtimi i zhvillimit të teknologjive inovative që do të rrisin aftësitë mbrojtëse të Aleancës.

Turqia, e cila ka zhvilluar ndjeshëm industrinë e saj të mbrojtjes në vitet e fundit, pritet të jetë një nga përfitueset kryesore të kësaj nisme, duke pasur mundësi më të mëdha për të kontribuar në projektet e përbashkëta të NATO-s dhe për të siguruar financim nga fondi shumëmiliardësh i inovacionit.

EMISIONET