DALIN PAMJET/ Aksident i rëndë, betonierja bie nga rrethrrotullimi i TEG-ut dhe ndahet në dy pjesë, ndërron jetë shoferi. Ka të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një kamion ka dalë nga rruga, ka rënë nga rrethrrotullimi dhe, si pasojë e përplasjes, është ndarë në dy pjesë.
Dyshohet se betonierja është përplasur me një makinë tip "Audi", e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.
Si pasojë ka ndërruar jetë shoferi i betonieres dhe raportohet se shoferi i Audit është plagosur rëndë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

