FOTO/ Zjarr në Cakran, flakët përfshijnë sipërfaqen me ullishte dhe pemë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në kodrat pranë fshatit Selishtë, në njësinë administrative Cakran, në Fier, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte, pemë dhe shkurre.
Në terren po operojnë tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit dhe po e vështirëson ndërhyrjen.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.


