Vrasja e Jonadës në mediat britanike, Daily Mail: Vajza britanike vritet nga skafi gjatë pushimeve në Shqipëri

Vrasja e Jonadës në mediat britanike, Daily Mail: Vajza britanike

Vrasja e 7-vjeçares Jonada Avdia që humbi jetën tragjikisht në plazhin e Potamit me 2 gusht ka gjetur pasqyrim dhe në mediat britanike, ku ajo ka lindur dhe jetonte me familjen e saj shqiptare.

Daily Mail në një artikull të publikuar mesditën e sotme shkruan se "një vajzë 7 vjeçare britanike ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm me skaf teksa ishte me pushime me prindërit e saj në Shqipëri."

Jonada Avdia ishte duke luajtur në det në plazhin e Potamit, në jug të vendit, të martën rreth orës 14:00 kur u vra nga një skaf që drejtohej nga Arjan Tase.

Jonada, e cila jetonte me babanë me origjinë shqiptare Bledarin dhe nënënn në Barking në lindje të Londrës u plagos për vdekje kur Tase, një efektiv policie jashtë detyrës, kaloi me skafin përmes një zone të mbushur me pushues që laheshin në det dhe e goditi atë.

Policia tha se Tase, tashmë i arrestuar, po çonte anëtarët e familjes së tij nga Porto Palermo, 5 milje poshtë bregdetit, në Potam kur ndodhi përplasja.

Ata thotë se ai kaloi me skaf nëpër një zonë të destinuar vetëm për notarët e cila ishte shënuar qartë me bova.

Pasi zbriti të afërmit e tij, ai e futi skafin përsëri në ujë në të njjëtën zonë dhe bëri disa "manovra të rrezikshme".

Ishte pikërisht momenti që ai e goditi Jonadën teksa ajo luante rreth 15 metra larg bregut.

Poll

Tehet rrotuklluese të helikës së skafit i "shkaktuan lëndime serioze që çuan në humbje të menjëhershme të jetës" tha një zëdhënës i policisë.

Tase, shef policie në qytetin e Elbasanitu la sot në burg  nga gjykata e Vlorës për veprën penale "vrasje me dashje indirekte",  ndërsa 15 oficerë policie në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë u shkarkuan nga detyra.

Me qindra qirinj dhe lule u vendosën aty ku humbi jetën Jonada, si dhe para kryeministrisë. 

EMISIONET