Aksidenti në autostradën Tiranë-Elbasan/ "OraNews" siguron PAMJET nga momenti kur betonierja përplaset me "Audin" dhe bie nga mbikalimi
Një aksident tragjik u regjistrua ditën e sotme në rrethrrotullimin e Saukut.
"Ora news", ka siguruar pamjet e momentit kur ndodhi aksidenti tragjik.
Në video shihet mjeti i betonieres duke lëvizur me shpejtësi ndërsa një moment çan barrierat dhe bie nga rrethrrotullimi.
Dy personat që ndodhet në mjetin e betonieres humbën jetën ndërsa një 28 vjeçar në mjetin tjetër u plagos.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:
-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


