Bala: Brezi i ri ka shkëputur komunikimin me politikën, protesta nuk u kuptua nga publiku
Teksa analizoi protestën në emisionin "Ora e Betit" në Ora News, gazetari Alban Bala theksoi se reagimi i pushtetit tregoi frikë ndaj revoltës popullore, ndërsa brezi i ri ka shkëputur çdo urë komunikimi me politikën dhe median tradicionale.
"Protesta nuk është kuptuar. Në tërësi publiku shqiptar në, pra në përgjithësi e përjetoi protestën. E mbështeti në krye, e përqafoi në një formë, por në një farë mase, në një masë të madhe, praktikisht ajo që unë shpresova shumë se po ndodh në fakt që ishte mbyllja e një hendeku ndër brezash, nuk ndodhi.
Ky nuk është një tantrum në fakt. Edhe pse po lexohet si i tillë.
Po lexohet si i tillë në përgjithësi, thashë edhe ky brez ndërkohë ka, ka ndërprerë komunikimin me politikën, ka ndërprerë komunikimin me publikun në tërësi, ka ndërprerë komunikimin me median dhe ka nxjerrë jashtë loje median në kuptimin e asaj peshe specifike që media duhet të ketë për informimin e përgjithshëm, duke ndërtuar në fund të fundit filtra të rinj të rivlerësimit.
Qoftë të forcave politike, qoftë të mënyrës së administrimit, qoftë të mënyrës së administrimit social të tillë dhe duke shpërbërë në fund të fundit një set vlerash të cilat në mënyrë eufemistike, politika në një krah dhe në krahun tjetër edhe akademia dhe shoqëria civile e me radhë i ka shtyrë përpara duke presupozuar se ato ekzistojnë. Në fakt domethënë, kjo protestë prodhoi çfarë? Mbretin lakuriq.
Dhe mbi këtë, mbi këtë bazë ajo që unë nuk prisja të ndodhte ishte, le të themi, ky lloj reflektimi shumë i frikur i shtetit përballë një organizimi përgjithësisht kaotik dhe që po vazhdon të dëshmohet si i tillë. Përgjigja e shtetit dëshmoi se faktori i frikës përballë reagimit popullor është shumë i lartë, po aq sa edhe intransigjenca ndaj çdo debati publik.
Dhe kjo është shqetësuese. Nuk është shqetësuese fakti sa njerëz ka në rrugë, mund të mos ketë njerëz në rrugë nesër fare", u shpreh Bala.
Ndiqni emisionin e plotë:

