Shtëpia e Hitlerit bëhet komisariat/ Austri, godina transformohet për të penguar pelegrinazhin neonazist

Austria ka hapur zyrtarisht një komisariat policie në ndërtesën ku lindi Adolf Hitleri, në qytetin Braunau am Inn, duke i dhënë fund një debati që zgjati për dekada mbi fatin e godinës historike. Ndërtesa e shekullit te 17, ku Hitleri lindi në prill të vitit 1889, është restauruar tërësisht dhe i është ndryshuar fasada. Autoritetet austriake synojnë që me kthimin e saj ne nje Komisarioat Policie, objekti të mos shndërrohej në një vend pelegrinazhi për grupet neonaziste.
Hitleri jetoi në këtë shtepi vetëm për disa javë pas lindjes, pasi familja e tij u shpërngul në një banesë tjetër brenda ne qytetin Austriak.
Për shumë vite, Ministria e Brendshme kishte marrë me qira ndërtesën nga pronarja e saj, Gerlinde Pommer, duke paguar një qira të konsiderueshme për të shmangur përdorimin e saj si destinacion për ekstremistët e djathtë. Godina shërbeu për një periudhë si qendër ditore dhe punishte për persona me nevoja të veçanta, por kjo veprimtari u ndërpre në vitin 2011, pasi pronarja pengoi punimet e rikonstruksionit.
Pommer refuzoi vazhdimisht ta shiste pronën, derisa në vitin 2016 parlamenti austriak miratoi një ligj që i mundësoi qeverisë ta shpronësonte. Ajo mori një kompensim prej 812 mijë eurosh, por humbi procesin gjyqësor me të cilin kërkonte një shumë më të lartë.
Fillimisht ishte propozuar shembja e ndërtesës dhe ndërtimi i një objekti të ri, por kjo ide u kundërshtua ashpër nga historianët, të cilët argumentuan se shkatërrimi i saj do të interpretohej si një përpjekje për të mohuar të kaluarën naziste të Austrisë. Megjithatë, jo të gjithë e mbështesin vendimin per kthimin e Shtepise ku lindi Hitleri ne nje komisariat Policiee . Disa kanë argumentuar se ndërtesa duhej të shndërrohej në një qendër edukimi dhe kujtese për krimet e nazizmit, ndërsa të tjerë do të preferonin rikthimin e organizatës bamirëse që vepronte më parë aty.
Aktualisht, në ndërtesë nuk ka asnjë tabelë që tregon historinë e saj. Zona monitorohet me kamera sigurie për të parandaluar vizitat e mundshme të simpatizantëve neonazistë. I vetmi element që e lidh vendin me të kaluarën është një gur përkujtimor i vendosur në vitin 1989, ku shkruhet: “Kurrë më fashizëm. Në kujtim të miliona të vdekurve.” Në mbishkrim nuk përmendet emri i Adolf Hitlerit.
