Tragjedia në Himarë, Nano: Shteti nuk funksionoi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë “zgjohet vonë” për sigurinë

Nuk mjaftuan incidentet e mëhershme me dëmtimin i 2 pushuesve nga skafet në bregdet, por u desh ngjarja tragjike e vrasjes së 7-vjeçares në bregun e  Potamit,  që Policia e Shtetit të kërkojë bashkëpunim mes institucioneve Prefekturë, Bashki dhe Agjencinë Kombëtarë të Bregdetit.

Në shkresën që mban datën e 5 gushtit, e cila duhej të ishtë dërguar që para nisjes së sezonit veror, Gledis Nano kërkon nga këto instancat marrjen e masave më qëllim sigurinë e pushuesve.

“Për të arritur rezultatet e duhura, policia e shtetit duhet të informohet periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse detyrim i cili nuk rezulton të jetë zbatuar nga institucionet drejtpërdrejtë përgjegjëse, për asnjë rast, të cilat lejojnë licensimin për zhvillimin e aktviteteve dhe turizmit detar, pajisjen me leje drejtimi të mjeteve motorike lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim dhe ankorim të mjeteve lundruese, si dhe të çdo aktiviteti tjetër që lidhet me hapsirën detare dhe jo vetëm, të informohen të gjitha organet ligjzbatuese për çdo shkelje dhe moszbatim të ligjit nga çdo subjket publik apo privat. Të merren masa administrative dhe jo vetëm ndaj çdo shkelësi të ligjit.”

Në këtë letër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pranon publikisht se asnjë nga këto instanca nuk ka funksionuar për sigurinë e pushuesve.

Për luftën kundër këtyre mjeteve ujore vrasëse, Gledis Nano kërkon bashkëpunim me strukturat në varësi të ministrisë së Turizmit, Ministrisë se Infrastrukturës, dhe asaj të Bujqësisë si dhe Inspektoriateve përkatës. 

Vetëm në një muaj nga këta motorë uji u lënduan 2 pushues e ndërsa tragjikisht humbi jetën Jonada Avdia, e cila po luante në bregun e Potamit në momentin që skafi i drejtuar nga Arjan Tase e përplasi për vdekje të miturën.

EMISIONET