EMRAT/ Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i Saukut, policia identifikon viktimat: Të dy shtetas të huaj. 28-vjeçari i plagosur ndodhet në spital
Janë identifikuar personat që humbën jetën në aksidentin tragjik te rrethrrotullimi i Saukut.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali. Ndërsa i plagosur mbeti 28-vjeçari, Roland Nuri i cili ndodhet në spital.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:
-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

