Vlorë, shkon në 26 numri i kamerave të çmontuara, ja ku ishin vendosur

Me vijimin e operacionit të policisë për heqjen e të gjtiha kamerave që cënojnë jetën private dhe përdoren për qëllime kriminale, në Vlorë janë hequr gjithsej 26 kamera.

Në vijim të fazës së tretë të këtij plani operacional të zhvilluar në qarkun Vlorë, Policia çmontoi në Vlorë dhe në Delvinë, 10 kamera të tjera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Deri tani, janë iniciuar hetime të thelluara për 4 shtetas, pasi kishin montuar kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

"Në vijim të fazës së tretë të këtij plani operacional, në Vlorë, në lagjet "Pavarësia", “29 Nëntori” dhe "28 Nëntori", janë çmontuar 8 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit E. A., N. Zh. dhe V. P.

Plani operacional ka vijuar dhe në qytetin e Delvinës, ku u çmontuan dhe u sekuestruan 2 kamera dhe nisën hetimet për shtetasin E. S.," njoftoi policia.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.

  Vlorë, shkon në 26 numri i kamerave të çmontuara, ja ku Vlorë, shkon në 26 numri i kamerave të çmontuara, ja ku

EMISIONET