Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Trump kapet me sy të mbyllur në Dhomën Ovale, shpërthejnë reagimet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është bërë sërish pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje të regjistruar në Dhomën Ovale gjatë një takimi mbi industrinë e qymyrit.
Pamjet tregojnë Trumpin të ulur në tavolinë ndërsa dëgjon fjalimet e pjesëmarrësve. Në disa momente ai duket se mbyll sytë dhe anon kokën, çka ka nxitur reagime dhe komente të shumta në internet.
Videoja u regjistrua më 4 qershor, por u publikua vetëm së fundmi, pak pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte mbrojtur presidentin në një seancë në Kongres.
Rubio kishte pohuar se nuk e kishte parë kurrë Trumpin duke fjetur në aktivitete zyrtare dhe se ai ishte vazhdimisht aktiv, madje edhe gjatë orëve të vona të natës.
Publikimi i videos solli reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Shumë përdorues kujtuan komentet që Trump kishte bërë ndër vite ndaj ish-presidentit Joe Biden, të cilin e quante shpesh “Sleepy Joe”.
Në debat u përfshinë edhe figura publike dhe komentatorë politikë, ndërsa videoja u shpërnda gjerësisht në platforma të ndryshme online.
Nga ana tjetër, stafi i Shtëpisë së Bardhë kundërshtoi interpretimet që u bënë pas publikimit të pamjeve. Sipas tyre, videoja është nxjerrë jashtë kontekstit dhe nuk tregon se presidenti ishte duke fjetur. Ata këmbëngulin se Trump vazhdon të ketë një angazhim të plotë në detyrën e tij dhe mbetet energjik në aktivitetet e përditshme.


