Marrëdhëniet Rusi-BE / Kremlini konfirmon takimin sekret mes Vladimir Putin dhe ish-kancelarit Schröder

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim privat me ish-kancelarin gjerman Gerhard Schröder, konfirmoi Kremlini përmes këshilltarit të politikës së jashtme, Yuri Ushakov.
“Po, ata u takuan dhe patën një bisedë të mirë”, deklaroi Ushakov për agjencinë ruse të lajmeve Interfax, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e diskutimeve.
Ai shtoi se nuk është e qartë nëse Schröder mund të ketë ndonjë rol në të ardhmen në bisedimet e mundshme mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian.
Sipas raportimeve, takimi u zhvillua në Kremlin, ndërsa të dy figurat kanë theksuar më herët se ruajnë një marrëdhënie personale “miqësore”.
Lajmi është raportuar edhe nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, e cila thekson mungesën e transparencës rreth temave të diskutuara gjatë këtij takimi.
Takimi vjen në një moment të tensionuar në marrëdhëniet mes Rusisë dhe vendeve perëndimore, duke nxitur spekulime mbi rëndësinë e tij të mundshme diplomatike.


