VIDEO/ Edhe shqiptarët në Milano protestojnë kundër projektit të Zvërnecit

Revolta qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë.

Qindra shqiptarë që jetojnë e punojnë në Milano janë ngritur sot në protestë kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë Rama.

Protestuesit kanë brohoritur në kor thirrjet: “Dorëheqje, dorëheqje”duke kërkuar përgjegjësi politike për situatën e krijuar.

Protesta vjen në vijim të manifestimeve që janë zhvilluar ditët e fundit në disa qytete të Shqipërisë, kundër dhunës së ushtruar nga policia dhe asaj që qytetarët e konsiderojnë mungesë transparence nga ana e qeverisë lidhur me zhvillimet në Zvërnec.

Tubime të ngjashme po mbahen në Vlorë, Durrës dhe qytete të tjera të Shqipërisë, e po ashtu edhe në shtete të ndryshme nëpër botë kudo ku ka shqiptarë.

EMISIONET