FOTO/ Ralf Schumacher i jep fund beqarisë, martohet me partnerin në Saint-Tropez!

FOTO/ Ralf Schumacher i jep fund beqarisë, martohet me partnerin në

Ralf Schumacher, ish-piloti i Formula 1 dhe vëllai i legjendës Michael Schumacher, ka kurorëzuar dashurinë e tij me partnerin Étienne Bousquet-Cassagne në një ceremoni luksoze në Saint-Tropez.

Dasma u zhvillua në praninë e familjarëve dhe miqve të afërt, ndërsa çifti u shfaq i veshur me kostume blu të errët gjatë ceremonisë. Festimet u shoqëruan me një banket buzë detit në Plage de la Bouillabaisse dhe përfunduan me fishekzjarre në perëndim të diellit.

Mungesa më e ndjeshme në ceremoni ishte ajo e Michael Schumacher, i cili prej 13 vitesh po përballet me pasojat e një aksidenti të rëndë me ski.

FOTO/ Ralf Schumacher i jep fund beqarisë, martohet me partnerin në

Ralf Schumacher kishte bërë publike orientimin e tij seksual rreth dy vjet më parë, pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Cora Schumacher. Çifti i sapomartuar ka marrë edhe urime publike dhe mesazhe mbështetjeje nga familjarë dhe miq.

EMISIONET