VIDEO+18/ U dhu*ua brut*lisht pak ditë më parë, merret dëshmia e Adriatik Rroshit: Nuk i njoha, autorët ishin të maskuar! Tur Koçeku dyshohet është arratisur në Dubai
Adriatik Rroshi i dhunuar në 5 janar në kryeqytet është pyetur nga efektivët e komisariatit numër 3. Në lidhje me ngjarjen ai është shprehur se nuk ka njohur asnjë nga autorët që e kanë qëlluar me mjete të forta, për shkak se ato kanë qenë të maskuar.
Rroshi është shprehur para uniformave blu se nuk ka konflikte me ndonjë, por teksa është pyetur në lidhje me konfliktin gjatë verës në Palasë ai ka thënë se nuk është në gjendje të japë shpjegime.
Policia po vijon kontrollet për 4 personat në kërkim midis tyre Tur Koçeku i cili dyshohet si porositësi i sulmit ndaj Adriatik Rroshit. Policia dyshon se Koçeku është aktualisht në Dubai dhe ka kontaktuar me autoritet atje.

48 vjeçari Adriatik Rroshi vijon të jetë në spitalin e Traumës në gjendje stabël por për shkak të dëmtimeve në të gjitha pjesët e trupit mjekët nuk sigurojnë që ai e ka kaluar rrezikun për jetën.
Kujtojmë se e gjithë dhuna është filmuar nga kamerat e sigurisë të berberhanes ku ndodhi ngjarja, e ndodhur në rrugën “29 Nëntori”, pranë kryqëzimit tek ish-“Shqiponja”.
Nga pamjet dukej se në berberhane futeshin 4 persona të maskuar dhe të “armatosur” me shufra hekuri dhe sëpata, teksa dy tjerë kanë qëndruar roje tek dera. Ata tërheqin zvarrë biznesmenin Adriatik Roshi, i cili ishte duke pritur në radhë dhe pasi e shtrijnë në tokë, fillojnë ta godasin me shufra hekuri, sëpatë dhe sende të tjera.
Policia arrestoi shtetasit: Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç (Nipi i Tur Koçekut). Ndërkohë, në kërkim janë shpallur shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano (Artur) Koçeku, Gëzim Koçeku dhe Dino (Abedin) Koçeku. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, me leje në banesën e Ledio Tushajt, si dhe një armë gjahu në banesën e Dino (Abedin) Koçekut.
Kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me sherrin në Palasë, të regjistruar më 24 gusht të 2024-ës, ku Luçiano (Artur) Koçeku u sulmua dhe u plagos rëndë në një lokal të një prej resorteve më të njohura në bregdetin e jugut. Rrahja e Adriatik Roshit dyshohet se mund të jetë si shenjë hakmarrje për ngjarjen e gushtit në jug të Shqipërisë, megjithatë ende nuk faktohet nëse Adriatik Roshi ka qenë pjesë e sherrit në Palasë.
Një shishe shampanjë dyshohet të ketë qenë zanafilla e sherrit në resortin luksoz mbrëmjen e 25 gushtit në Palasë, ku po këndonte këngëtari grek Kostandinos Argios dhe Adriatik Roshi dyshohet të jetë konfliktuar dhunshëm me Tur Koçekun, pamje që u bënë virale në rrjetet sociale.
Në reagimet zyrtare që bëri Policia në atë kohë, nuk përmendej emri i Adriatik Roshit, pasi disa persona nuk arritën të identifikoheshin, por ngjarja e ndodhur më 5 janar në Tiranë dyshohet të jetë një shenjë hakmarrje për konfliktin në Palasë.
Adriatik Roshi njihet si miku i Fatmir Bejos, një personazh i shpallur në kërkim nga Policia për dy ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë dhe ngjarjen e sherrit të Palasës.
KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Ja si u masakrua me leva dhe sakica Adriatik Rroshi