VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (24 - 25 Qershor 2026)
Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Pjesa më e madhe e Europës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta, ndërsa Europa Lindore dhe zona e Alpeve do të kenë reshje shiu dhe stuhi të forta ere.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Pasdite priten vranësira kalimtare dhe rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat juglindore dhe qendrore. Temperaturat do të luhaten nga 14°C deri në 38°C. Era do të fryjë mbi 45 km/h, ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim 2 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, I nxehti do të vijojë të dominojë pjesën më të madhe të Europës, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa Europa Lindore, rajoni i Baltikut do të kenë reshje shiu dhe stuhi.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë gjatë paradites.
Pasdite priten shtim vranësirash dhe mundësi për rrebeshe shiu në zonat lindore, juglindore dhe pjesërisht në qendër të vendit.
Temperaturat do të variojnë nga 15°C deri në 39°C. Era do të fryjë mbi 40 km/h, ndërsa dallgëzim 1 ballë.

