“Daja”, “Qerosi”/ Shpëtim Aliu, “lavatriçja” e parave të dr*gës, përdorte supermarkete dhe kompani ndërtimi. Udhëzimet që i jepte vëllait: Bli apartamente, aty do fshehim…

“Daja”, “Qerosi”/ Shpëtim Aliu,

“Në Shënjestër” ka siguruar detaje nga dosja hetimore, që hedh dritë mbi trafikun e kokainës dhe mënyrën se si grupi shqiptar i goditur pak kohë më parë nga SPAK, i pastronte këto para në Shqipëri.

Por cila ishte forma me të cilën këta personazhe dhe ky grup i strukturuar kriminal vepronte në Shqipëri dhe cili ishte personi që ishte caktuar si eminenca e grupit kriminal, i cili kishte autorizimin të vepronte në Shqipëri dhe të kryente të gjitha transaksionet e pista që lidheshin me këtë grup.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, ky person ishte Salvatore Aliu, i cili ishte identifikuar nga policia e Shtetit si një nga drejtuesit dhe personat kyç të këtij grupimi kriminal, i cili nëpërmjet ngritjes së bizneseve me të ardhurat që vinin nga ky aktivitet kriminal, bënte të mundur pastrimin e parave të fituara nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Siç ishte edhe rrjeti i supermarketeve ‘Road House’ në Elbasan.
Biseda të cilat ai dhe personat e tjerë i kanë zhvilluar edhe në platformën e enkriptuar ‘Sky Ecc’.

Salvatore Aliu që ndihej në këtë proces të komplikuar të pastrimit të parave nga vëllai i tij, Isa Aliu, i cili ishte njeriu kryesor i këtyre aktiviteteve në Shqipëri.

“Ky procedim penal ka nisur në bazë të një referimi të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në vitin 2020, sipas të cilës, mësohet se disa persona të drejtuar nga shtetasi Salvatore Aliu, ku në përbërje të këtij grupi ishin familjar të tij por edhe shtetas të huaj, ishin të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në linjën Ekuador-Vendet e BE-së, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëri etj. Ku ky shtetas ishte identifikuar nga Policia e Shtetit, si drejtues dhe si personi kyç në këtë grup kriminal, në rolin e furnizuesit dhe siguruesit të lëndës narkotike, organizuesit dhe financuesit të ngarkesave me kokainë, nga Ekuadori në vendet e BE, por edhe në Shqipëri.

Sipas referimit të bërë nga Policia e Shtetit, vëllai i Salvatore Aliut, shtetasi shqiptar Isa Aliu vlerësohej si personi kyç që bënte të mundur pastrimin e parave, nëpërmjet ngritjes se biznesvee, midis tyre dhe rrjeti i supërmarketeve ‘Road House’ në qytetin e Elbasanit”, njofton SPAK.

Pikërisht duke ndjekur këta persona dhe akvitetetin e tyre kriminal, SPAK kërkoi nga partnerët e tyre, ata francezë, edhe komunikimet në Sky Ecc, që këta persona kishin zhvilluar përgjatë kohës që ata trafikonin tonelata me drogë nga Amerika e Jugut drejt Evropës.
Komunikime ku u arritën të konfirmoheshin disa prej këtyre episodeve të trafikut ndërkombëtar të drogës. Respektivisht 5 episode të tilla.

“Është transportuar një sasi e konsiderueshme kokaine prej 700 kg, e sekuestruar në portin e Ëaasland Antëerp, drogë e cila u gjet në një kontenier me pjesë këmbimi makinash, e cila ishte shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina.
6 Qershor 2020
Është trafikuar një sasi prej 2010 kg kokainë, sekuestruar në Guajakil Ekuador, që kishte si destinacion të saj final Holandën
16 Gusht 2020
Është trafikuar një sasi prej 1100 kg kokainë, sekuestruar në Roterdam Hollandë.
6 Dhjetor 2020
Është trafikuar një sasi prej 4.1 tonë, në portin e Roterdamit Hollandë
3 Shkurt 2021
Është trafikuar një sasi prej 1 ton e 50 kg, sekuestruar në Kolumbi që si destinacion final kishte Holandën”, njofton Prokuroria e Posaçme.

Do të ishin këto episode të trafikut të kokainës, por edhe komunikimet në Sky Ecc, të cilët jo vetëm do të zbulonin aktivitetin e kokainës, por edhe vetë personazhet dhe pseudonimet që ata mbanin në bisedat midis tyre.

Ku Salvatore Aliu, i njohur edhe me gjeneralitet Shpëtim Aliu, njihej si Daja, Qero, Qerosi, Viktor, Albo Pelon. Ashtu si edhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal. Të cilët edhe ata mbanin pseudonime.

|Nga komunikimet në Sky Ecc kanë dalë të dhëna mbi këtë grup kriminal, të cilët vepronin në trafikimin e lëndëve narkotike. Nga ku u identifikuan Salvatore Aliu alias Shpëtim Aliu, që njihet ndryshe edhe si ‘Daja’, ‘Qero’, ‘Qerosi’, ‘Viktor’, ‘Albo Pelon’. Por edhe Oklid Oulejdi, Sokol Bibaj, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, Armando Pacani, Dritan Gjika, Florian Musaj alias Naum Filo, Aleks (Shkëlqim) Pepaj, Jetmir Pepaj, Naldi Yzeiraj dhe persona të tjerë të paidentifikuar. Po kështu janë identifikuar edhe shtetasit Isa Aliu dhe Nikollë Bibaj, të përfshirë në aktivitetin e pastrimit të parave në Shqipëri.

Në komunikimet midis Isa Aliut dhe vëllait të tij Salvatore Aliut, del qartë marrja e 30 milion eurove eurove. Para të cilat Isa Aliu i ka investuar më pas në fushën e ndërtimit dhe në biznese të tjera”, njofton SPAK.

Isa Aliu i cili mban kontakte të vazhdueshme me vëllain e tij Salvatoren. Të cilin e informon vazhdimisht mbi kasafortën e griupit kriminal dhe gjendjen e arkës. Duke shërbyer si një ministër thesari për grupin kriminal.

“Më datë 30 gusht 2020, Isa Aliu e informon vëllain e tij Salvatore Aliu se ka gjendje 6 milion euro. Më datë 15 Shtator 2020, ai i shkruan vëllait të tij se ka gjendje 9 milion e 800 mijë euro.
Më 13 Shtator 2020, Salvatore Aliu i thotë vëllait të tij Isa Aliu se do të marrë edhe 20 milion euro të tjera.

Ku më datë 16 Shtator 2020, Isa Aliu i dërgon vëllait të tij Salvatores të gjitha shërbimet e tij për dorëzimet lekëve nga lidhjet e Salvatore Aliut. Biseda gjatë të cilave ata bisedojnë edhe për lehtësimin e disponimit të parave cash.
Në vijim Salvatore Aliu e mëson Isa Aliun se si ti fshehë paratë në fuçi 50 litërshe, apo se si të blejë apartamente”, thuhet në njoftim.

Por blerja e apartamente nuk kishte qëllim vetëm pastrimin e parave, por edhe fshehjen e parave aty, nëpërmjet ndarjeve të veçanta. Një metodë kjo e padëgjuar më parë në grupet kriminale, të cilët kujdesen që paratë e tyre të ruhen sa më mirë.

“Salvatore Aliu është i shqetësuar për fshehjen sa më të mirë të parave ‘cash’, duke i treguar të vëllait që duhet të jenë të kujdesshëm pasi mund tu ndodhë ndonjë surprizë nga autoritetet shtetërore, duke qenë se tani ata janë në ‘nivele të mëdha’.
Ndaj i sugjeron që të blejë apartamente dhe t’i fshehë paratë aty në ndarje të veçanta”, thuhet në njnoftim.

Sipas SPAK, pika kyçe në procesin e ndërlikuar të pastrimit të parave është kompania ‘Aliu Road House’ shpk, e themeluar në vitin 2008.

Ku deri në vitin 2021 aktiviteti kryesor i kësaj kompanie ishte tregtia e produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike. Vite gjatë të cilave kjo kompani kishte deklaruar si humbje 17 milion lekë. Ndërkohë që në vitin 2021, kjo kompani e shtrin aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit ku deklaron një fitim prej 109 milion lekë. Isa Aliu i cili fillimisht sugjeroi që kompania të shfaqej si nënkontraktore për ndërtim banesash. Kjo më qëllim që kompania në këtë mënyrë të justifikonte paratë ‘cash’ si dhe fluksin e të ardhurave që do t’i vinin nga ekspansioni në fushën e ndërtimit.

Kompani e cila pikërisht pas rritjes së kapitalit si pasojë e ndërtimeve, në vitet 2021-2023, lidhi marrëveshje me kompaninë ‘Svilupo Mare1’ me qëllim ndërtimin e kompleksit ‘Lalzi Marina Seaside’ dhe ‘Porto Lalzi Villas’, vendosur në zonën eskluzive të Hamallaj në Durrës.
Ku në ‘Lalzi Marina Seaside’, kompania e Isa Aliut ndërtoi në 90 mijë 2 me një vlerë totale prej 30 mln euro.

Ndërsa në kompleksin ‘Porto Lalzi Villas’, kompania ‘Aliu Road’ shpk, në vitin 2023 tashmë në rolin e investitorit lidhi dy kontrata sipërmarrje ndërtimi me kompaninë ‘Svilupo Mare1’, me vlerë 12 milion euro.

Ku gjatë hetimit që SPAK ka kryer, janë zbuluar me dhjetëra pasuri të fshehura në emrat e personave të tjerë, që lidhen me sipërfaqe të mëdha toke, makineri, apartamente, impiante etj, që në total kapin vlerën e dhjetëra milion eurove.

Kompani e drejtuar nga Isa Aliu, e cila e shtrin aktivitetin e saj në hoteleri-turizëm në pothuaj në të gjithë Shqipërinë, duke hyrë edhe si aksioner në shumë prej hoteleve që do ndërtoheshin.

Gjë që u pa edhe në llogaritë e shumta bankare që kjo kompani kishte, të cilët tashmë janë bllokuar me vendim të GKKO. Një tjetër personazh i dosjes voluminoze të SPAK, është edhe Sokol Bibaj, i cili nga hetimet ka rezultuar se ka qenë i përfshirë në trafikimin e një sasie prej 4.1 tonë kokainë, drogë e cila më datë 16 Dhjetor 2020, u sekuestrua në portin e Roterdamit në Hollandë.

Ngarkesë e cila sipas SPAK ishte dërguar nga Salvatore Aliu, vëllai i Isa Aliut dhe do të pritej në portin e Roterdamit në Hollandë, nga Sokol Bibaj.
Bibaj që del të jetë i përfshirë edhe në trafikimin e një sasie prej 1 tonë e 50 kg, sekuestruar në Kolumbi më datë 3 Shkurt 2021.

Edhe kjo ngarkesë e dërguar nga Salvatore Aliu, por e porositur nga Sokol Bibaj./Ballkanweb

EMISIONET