VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (2 - 3 Korrik 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Europa Lindore, Gadishulli Apenin dhe rajoni i Ballkanit do të vijojnë me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe stuhi, ndërsa pjesa më e madhe e Europës do të mbetet me mot të kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë. Pasdite priten rrebeshe shiu në gjysmën lindore. Temperaturat do të luhaten nga 13°C deri në 36°C. Era do të fryjë 55 km/h, dallgëzim deri në 4 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Veriore, Lindore, Ballkani do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e Europës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasdite priten rrebeshe shiu në zonat veriore dhe verilindore, si edhe reshje të izoluara në qendër të vendit. Temperaturat do të variojnë nga 14°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatare mbi 50 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim 3 ballë.

