Të shtënat me a*më në Podujevë/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes, të pl*gosurit të shtrirë në mes të rrugës

Pamje të rënda janë publikuar nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Podujevës, ku si pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur. Në pamje shihet momenti kur të plagosurit janë të shtrirë në mes të rrugës dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Mediat e Kosovës bëjnë me dije se tre nga të plagosurit janë: F. Zejnullahu rreth 36 vjeç, A. Xhemajli, dhe A.Islami 25 vjeç. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar se të gjithë të lënduarit janë të moshës së mesme dhe po iu nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.
Gjithashtu drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Basri Shabani, ka bërë të ditur se tre prej të plagosurve kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa njëri prej tyre është kalimtar i rastit.

