"Luftë" dhe kaos para Kuvendit, Burimi: Protestat po hyjnë në një fazë vendimtare!

Analisti Genc Burimi e cilësoi situatën politike në Shqipëri si një përballje të zgjatur psikologjike mes protestuesve dhe qeverisë, duke argumentuar se asnjëra palë nuk është e gatshme të tërhiqet. Sipas tij, protestat e përditshme po krijojnë një realitet të ri politik, ndërsa vëmendja e opinionit ndërkombëtar ndaj zhvillimeve në vend po shtohet.
Burimi u ndal fillimisht te incidentet e ndodhura para Kuvendit, duke minimizuar hedhjen e vezëve dhe miellit ndaj institucioneve. Ai tha se këto janë akte simbolike proteste dhe nuk mund të konsiderohen dhunë në kuptimin që përdoret në vende të tjera evropiane.
"Po ju flas nga Parisi. Hedhja e vezëve dhe miellit është një akt simbolik. Nëse policia mbireagon ndaj një protestuesi që hedh vezë apo miell, atëherë duhet parë me kujdes se ku qëndron realisht dhuna," u shpreh ai, duke shtuar se në Francë apo vende të tjera të Evropës protestat e dhunshme lidhen me sulme ndaj monumenteve apo përplasje me gurë.
Duke analizuar zhvillimet politike, Burimi i përshkroi protestat si një "luftë transhesh psikologjike", ku si protestuesit ashtu edhe qeveria nuk synojnë të tërhiqen. Ai e krahasoi situatën me një ndeshje futbolli që mund të zgjasë deri në kohën shtesë apo penallti, por theksoi se në këtë betejë faktori kohë favorizon protestën.
Sipas tij, ndërsa protestat vijojnë prej më shumë se një muaji, mediat evropiane kanë filluar t'i trajtojnë ato ndryshe nga sa në ditët e para. Burimi tha se tashmë në disa vende evropiane po shfaqen analiza që flasin për një lëkundje të pozicionit politik të kryeministrit dhe për nevojën që partnerët ndërkombëtarë të mendojnë alternativa.
Ai argumentoi se në fillim protestat u panë si një reagim i zakonshëm qytetar, por tashmë, sipas tij, po krijohet një precedent i pazakontë për shkak të vazhdimësisë së tyre. Është e parë që protesta zhvillohen çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Kjo po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e Evropës," deklaroi Burimi.
Në mbyllje të analizës së tij, Burimi pretendoi se qeveria po përpiqet të bindë partnerët perëndimorë se destabilizimi politik do të sillte pasoja më të mëdha për rajonin, ndërsa shtoi se qëllimi i protestuesve mbetet mbajtja e presionit të vazhdueshëm për të ndryshuar perceptimin e faktorit ndërkombëtar mbi situatën politike në Shqipëri.
Genc Burimi:Jo po s'është mirë pyetja. Edhe një herë t'i kthehemi pyetjes që në fillim, ku e quajtëm se ke parasysh. Folëprotesta. Po e bëjmë dialog. Edhe një herë, ju flas nga një vend ku shoh që bëhet fjalë për hedhje vezësh dhe mielli. Është thjesht një akt simbolik: Dallimi për të cilin unë ju flas nga Parisi, nga Berlini, nga Londra, nga Roma, dallimi ku është midis vezëve dhe miellit në Tiranë sot?
Dallimi i vetëm ishte që te neve vezët dhe mielli i bashkojmë bashkë dhe bëjmë torta. Po s'mund të flasësh fare që mjeti, e sheh? I fëlliqi fytyrën ligjvënësit, dhe te neve kjo quhet dhunë.
Atëherë e pranova atë që thatë juve, më falni për ndërhyrjen. Tani në qoftë se policia nga ana e saj mbireagon, ku është dhunë? Për një protestues që hedh vezë e miell, më lejoni të gajasem. Edhe një herë, më lejoni të gajasem. Në Paris dhuna është kur i shkohet Harkut të Triumfit, me ato bojërat.Po intifada që me gurë, që shumë e dhunshme. Çfarë? Ku u goditën me gurë aty para Parlamentit?
Më thoshte gjëra kështu që, më morën dhe më rrahën aty. Më kapën dhe më rrahën në një kohë që kisha dalë për të... për t'i mbrojtur policët. Nga elementë që mund të kërkonin fërkim, provokim për policinë, unë i mbroja policët dhe më morën dhe më rrahën. Pra kjo nuk është dhunë, kjo është njëherë. Atëherë, çfarë duhet? Na duhet pesë minuta bashkë edhe ne kolegët të rrimë bashkë për një minutë për të arritur te ky rezultat. Por edhe njëherë, të jemi shumë të kujdesshëm. Tani vijmë te një analizë më e përgjithshme.
Është normale, është e pritshmja, janë 32 ditë, 33 ditë, është normale. Është normale. Por edhe njëherë, mos harrojmë kryesoren. Që sot jemi në një luftë transhesh psikologjike. Asnjë nga të dy palët, as transheja e protestës dhe as transheja e Edi Ramës nuk kërkon të lëshojë pe. Ky është një fakt. Kjo është si një ndeshje futbolli ku njëra skuadër kërkon të bëjë gol, tjetra mbrohet dhe kjo do shkojë gjatë o vëlla.
Mund të shkojë me zgjatje, mund të shkojë me penallti, por në këtë kohëzgjatje, i humburi, faktori kohë punon për protestën. Pse? Sepse në një moment, dhe ka filluar tani artikujt e shtypit, që në fillim fare në Europë ishin artikuj shtypi me tendencë flamengosh, ambienti, familja Trump e të tjera e të tjera, tani po shohim që janë edhe artikujt në kombëtar, ka dalë në Belgjikë javën e kaluar doli një artikull për shembull, që është një vend që nuk ka.
Belgjika s'është Franca apo Gjermania që mundohen të ruajnë të paktën kështu pak ekuilibrat me Edi Ramën. Që thotë tani që kjo protestë tani po fillon dhe po lëkund themelet e pushtetit të Edi Ramës. Pra po kalohet në një stad tjetër të.
Problemi është se Evropa, në fillim fare Edi Rama, i mori si me shaka, i pa këto protesta që janë të rinj, janë me iluzione, janë të iluminuar, pse jo, kauzë e bukur, kauzë që duhet përshëndetur, ishte shumë romantik. Por në ditët në vazhdim, po bëhet një precedent jo në Shqipëri, jo në Ballkan, por në Evropë.
Nuk njoh unë, as në Francë unë nga e flas, këto lloj precedenti ka patur në Francë, në Francë një javë, ka patur Serbi, po ishin një muaj. Kjo është çdo ditë dhe jo çdo mbrëmje, por në mbrëmje dhe në mëngjes, në çdo mëngjes. Është e papara. Pra po krijohet tek Evropa, pra të paktën ky mendim tani, që duhet parë plani B.
Deri tani s'kishin plan B, kishin një plan A që është Edi Rama. Tani po kalohet në planin B, po fillojnë mendojnë çfarë të bëjmë mbrapa, kështu s'mund të vazhdohet. Prandaj Edi Rama sot kërkon që këta, kërkon t'i flasë Evropës, mos më lëshoni sepse mbrapa janë iranianët, janë rusët. Kjo është ajo dalja e çmendur sot e Karambaçës, kështu është e dorës së krimit. Për t'i thënë Evropës, shikoni, po rashë unë, mbrapa vijnë një pushtet që do jenë anti-jush. Pra Rama sot këtë mazhorancë komunikon me perëndimin se ata mund ta heqin, jo ky revolucioni.
Ky revolucion ka vetëm një qëllim që të vazhdojë të tregojë evropianëve që ne nuk heqim dorë, dhe Evropa e ka tmerr nga situatat që zgjasin. Dhe sapo e dha, unë e pashë në një televizion, në një reportazh, kur sot Bashkimi Europian ka vendosur t'i heqë fondet Serbisë dhe t'ia japë Shqipërisë, Malit të Zi.

