VIDEO/ Me kapuçë të zinj në kokë, policët numërojnë lekët e kapura në Vlorë. Pamjet edhe nga lart të arrestimeve. Kush janë Santiljano Basho dhe Bruno Shehu?

VIDEO/ Me kapuçë të zinj në kokë, policët

“Ora News” siguron pamjet e operacionit të mbrëmjes së kësaj të diele ku deri tani në pranga kanë përfunduar rreth 10 persona, njëri prej të cilëve është Santiljano Basho.

Po ashtu raportohet se është gjetur një çantë me sasi parash dhe dy pistoleta.

Santilo Basho, është vëllai i Tesilvan Bashos, i njohur si Tesi i Selenicës, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri.

Tesi Basho është dënuar me burg përjetë edhe në Itali për drogë, armë dhe falsifikime.

Tjetri është Bruno Shehu dhe të dy këta persona mësohet se kanë qenë me armë. Edhe Shehu rezulton të një emër jo më pak i njohur për policinë.

Kjo pasi ai është arrestuar në 19 janar të vitit 2016 në Manëz të Durrësit së bashku me shtetasit Gazmend Dervishi dhe Dritan Nikolli, me dyshimin se kishin marrë një shumë prej 10 mijë eurosh për të ekzekutuar një person në Durrës.

Ndërkaq, në operacionin e lësaj të diele Basho dhe Shehu janë identifikuar nga policia e Vlorës, por janë pikasur nga efektivët civilë.

Ata kanë qëndruar pranë tij si civil teksa kanë ndërhyrë për ta neutralizuar. Burimet e policisë konfirmojnë se i ka kundërshtuar fizikisht.

Në pamjet e sigurara nga “Ora News” duken qartë policët që numërojnë paratë e kapura gjatë operacionit dhe ndërsa në një tjetër moment të fiksuar nga lart, shfaqen dhe momentet e para të arrestimeve në Vlorë.

Sakaq, mësohet se operacioni policor vijon dhe se FNSH po kryen kontrolle në Vlorë, Selenicë por edhe në disa fshatra përgjatë Lumit të Vlorës.

EMISIONET