Operacioni i RENEA-s në Vlorë, mes të arrestuarve edhe vëllai i Tesilvan Bashos, i njohur si Tesi i Selenicës

Operacioni i RENEA-s në Vlorë, mes të arrestuarve edhe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Vlorës kanë vijuar mbrëmjen e sotme aksionin në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Raportohet se FNSH po kryen kontrolle në Vlorë, Selenicë por edhe në disa fshatra përgjatë Lumit të Vlorës.

Sipas informacioneve në një lokal kanë qenë disa persona të armatosur, teksa dyshohet se ata kanë fshehur armët para shoqërimit.

Në qytetin e Vlorës janë arrestuar 3 persona dhe janë sekuestruar 2 armë të tipit pistoletë. 

Sipas burimeve, mësohet se mes të ndaluarve në Vlorë është edhe Santilo Basho, vëllai i Tesilvan Bashos, ky i fundit i njohur si Tesi i Selenicës.

EMISIONET