Bardhi nxjerr videon e Ramës: Kush ja mbylli gojën për SPAK-un, më parë i tregonte si bëhej puna, tani as gëk as mëk
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama nga Asambleja e PS-së.
Me anë të një postimi në platformën X, Bardhi ka ngritur një pyetje në lidhje me ndryshimin e Ramës për të mos u marr me SPAK.
Bardhi shkruan se më parë Rama i tregonte SPAK se si bëhej puna, ndërkohë që tani nuk bën as gëk as mëk.
Bardhi: Kush apo çfarë ia mbylli gojën Edi Ramës për SPAK-un? Nga Asambleja në Asamble, kur i tregonte SPAK-ut vendin dhe si duhet ta bënte detyrën tek mbyllja e gojës pa bërë as gëk, as mëk!