Parandalohet vrasja në Durrës, tre të ndaluar dyshohen si vrasës me pagesë

Parandalohet një vrasje me pagesë në qytetin e Durrësit.Policia ka vënë në pranga tre shtetasit që do ta kryenin këtë vrasje kundrejt shumës 10 mijë euro. Ngjarja dyshohet se ka lidhje me një konflikt midis dy grupeve kriminale për prishjen e pazareve të drogës dhe një tentativë vrasje midis tyre.

Policia ka arritur të parandalojë një vrasje të dyshuar me pagesë, në qytetin e Durrësit, ngjarje që mendohet të ketë lidhje me prishjen e pazareve të drogës mes dy grupeve.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, blutë arritën të arrestonin 3 persona të cilët dyshohet të kenë marrë 10 mijë euro.

Në pranga kanë përfunduar Gazmend Dervishi, Dritan Nikolli dhe Bruno Shehu, njëri prej të cilëve është pjesë e bandës së Ilir Xhakjas.

E gjithë ngjarja ndodhi në Manëz të Durrësit. Policia sqaron se arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, efektivat e Komisariatit të Policisë Shijak, identifikuan mjetin tip Benz, me xhama të zinj, me targa gjermane, me drejtues shtetasin Gazmend Dervishi dhe pasagjerë shtetasit Dritan Nikolla dhe Bruno Shehu.

Atyre u është bërë shenjë të ndalonin, por drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi.

Pas këtij veprimi, policia e ka ndjekur për rreth 30 min deri sa kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe të personave që ndodheshin në mjet.

Policia thotë se në telefonin e njërit prej të arrestuarve është siguruar numri i telefonit të personit që dyshohet se porositi vrasjen.

Nga kontrollet e ushtruara, u sekuestruan armë zjarri, mjete të ftohta, celularë dhe lëndë djegëse. Të arrestuarit, paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe janë me preçedent të mëparshëm penalë.

Të arrestuarit janë:

  • Gazmend Dervishi 38 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;
  • Dritan Nikolli 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës;
  • Bruno Shehu 31 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Benz dhe në banesat e shtetasve të mësipërm, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • një armë zjarri tip automatik model 56;
  • një pistoletë me mulli, kalibër 38;
  • dy krëhëra me 60 fishekë;
  • automjeti tip Benz me targa gjermane HTB564;
  • dy kapuça- maskë;
  • tre palë doreza;
  • dy shishe benzinë 1.5.litra;
  • 2 celularë.

[caption id="attachment_659221" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Nje prej te arrestuareve duke u shoqeruar per ne polici Ne foto: Nje prej te arrestuareve duke u shoqeruar per ne polici[/caption]

[caption id="attachment_659222" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Nje prej te arrestuareve duke u shoqeruar per ne polici Ne foto: Nje prej te arrestuareve duke u shoqeruar per ne polici[/caption]

[caption id="attachment_659223" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Nje prej te arrestuareve duke u shoqeruar per ne polici Ne foto: Nje prej te arrestuareve duke u shoqeruar per ne polici[/caption]

[caption id="attachment_659214" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Makina e te arrestuareve e sekuestruar Ne foto: Makina e te arrestuareve e sekuestruar[/caption]

[caption id="attachment_659211" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Makina e te arrestuareve e sekuestruar Ne foto: Makina e te arrestuareve e sekuestruar[/caption]

[caption id="attachment_659208" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Arma e te arrestuareve e sekuestruar Ne foto: Arma e te arrestuareve e sekuestruar[/caption]

[caption id="attachment_659212" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Arma e te arrestuareve e sekuestruar Ne foto: Arma e te arrestuareve e sekuestruar[/caption]

[caption id="attachment_659209" align="alignnone" width="640"]IMG_8086 Ne foto: Sendet e te arrestuareve te sekuestruara[/caption]

[caption id="attachment_659210" align="alignnone" width="640"]IMG_8087 Ne foto: Sendet e te arrestuareve te sekuestruara[/caption]

[caption id="attachment_659213" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Celularet e te arrestuareve e sekuestruar Ne foto: Celularet e te arrestuareve te sekuestruara[/caption]

[caption id="attachment_659215" align="alignnone" width="640"]IMG_8092 Ne foto: Karikatoret e armes se te arrestuareve te sekuestruara[/caption]

 

EMISIONET