Alarm në kampin e Francës, dy lojtarë kyç në dyshim para debutimit në Botëror!

Alarm në kampin e Francës, dy lojtarë kyç në dyshim

Shqetësimet në kampin e Kombëtares së Francës vijnë vetëm pak ditë para nisjes së Kupës së Botës 2026, me stafin teknik të drejtuar nga Didier Deschamps që po monitoron nga afër gjendjen fizike të disa lojtarëve kyç.

Në seancën e fundit stërvitore, mbrojtësi William Saliba është stërvitur veçmas nga grupi për shkak të një problemi në shpinë. Gjendja e tij po ndiqet nga stafi mjekësor dhe ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për gatishmërinë e tij në ndeshjen e parë të turneut.

Ndërkohë, mungesë në stërvitje ka qenë edhe Theo Hernandez, i cili është lënë pushim si masë paraprake për të menaxhuar ngarkesën fizike. Deri tani nuk raportohet për ndonjë dëmtim serioz.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, atmosfera në kampin francez mbetet pozitive, ndërsa trajneri Deschamps po vijon përgatitjet për formacionin ideal para sfidës së parë.

Franca do të nisë rrugëtimin në Botërorin 2026 me përballjen ndaj Senegalit, me synimin për të konfirmuar statusin si një nga favoriteve kryesore për trofeun.

EMISIONET