Edhe prokuror, edhe naftëtar/ Sokol Malaj ndaje mëndjen: Çfarë do zgjedhësh për t’u pasuruar? Dy kunguj s’mbahen

Edhe prokuror, edhe naftëtar/ Sokol Malaj ndaje mëndjen:

Prokurori i Tiranës Sokol Malaj, është përballur këtë të mërkurë me gjetjet të Komisonit të Pavarur të Kualifikimit, duke u kapur gafil mbi një seri transaksioknesh bankare dhe aksionet e tij në shoqërinë tregtare të naftës “Oleum Transporti”.

Malaj, ishte verifikuar në tre kriteret, atë pasuror, pastërtinë e figurës dhe profesional.

Gjatë leximit të raportit përfundimtar, relatorja Brunilda Bekteshi, përmendi një seri njolla të zeza në tre komponentët e verifikimit të prokurorit, që fillimisht e ka nisur karrierën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe me sa duket është duke i dhënë fund tek prokuroria e Tiranës.

Një nga gjetjet më të rënda, që kryqëzuan prokurorin Sokol Malaj ishte prezenca e tij me 50 për qind të aksioneve në një kompani nafte të hapur nga vetë prokurori, gjatë periudhës kur ai ushtronte njëherësh dhe funksionin publik të përfaqësuesit të akuzës.

Sipas anëtarëve të Komisionit, ky është një fakt domethënës që nuk duhet të kishte ndodhur, pasi Malaj është në konflikt të hapur me ligjin.

I njohuri në rrethin e funksionarëve të Drejtësisë, si miku i ngushtë i anëtares së KPA-së njëherësh ish-Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, nuk kishte asgjë pozitive në raportin e KPK-së për tu evidentuar në seancën e dëgjimit në “Vetting”.

Asgjë për t’u përmendur për mirë gjatë karrierës së tij, por vetëm manovra transaksione bankare, biznes nafte në një kohë kur bënte dhe prokurorin, si dhe një raport të DSIK-së që evidentonte Malaj në veprime të paligjshme, duke nënkuptuar veprime korruptive.

Pozicionin e naftëtarit të prokurorit Malaj, e vuri në dukje dhe vëzhguesja e huaj, Elka Ekmenkova, e cila pasi bëri një parashtrim të gjatë tha se kompania “Oleum Transporti” ishte krijuar prej Malajt.

Ekmenkova tha se ngritja e kompanisë, blerja e paisjeve, marrja e kredisë ishin një punë me kohë të plotë, që prokurori Malaj kishte zhvilluar gjatë të njëjtën kohë që ishte në sistemin e Drejtësisë.

“…ju dukeni një person i organizuar, por nuk e kuptoj si mund ta keni bërë këtë…”, nënvizoi Ekmenkova në seancën dëgjimore.

Por avokati i Malaj, Julian Mërtiri ju përgjigj pyetjes me diplomacy duke treguar se aktiviteti tregtar i prokurorit, i krijonte atij të ardhura ekonomike dhe pavarësi financiare, e cila kishte ndikuar tek Malaj që ai të hetonte dhe përfaqësonte dosje të rëndësishme.

Prokurori, Sokol Malaj, e ka hapur kompaninë në vitin 2014, me kapital 100 mijë lekë, dhe aktivitetin e ka shtrirë në importimin dhe eksportimin karburanteve, mallrave të ndryshme dhe në fushën e ndërtimeve.

Ndërsa në vitin 2021, kur është bërë edhe raportimi i fundit i pasqyrës financiare të kompanisë, rezulton që kapitali i saj ka arritur vlerën e 1 milionë eurove.

Dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit, tregojnë se kompania e Malajt në muajin e parë të aktivitetit të saj e ka nisur me 9 kamionë, ndërsa sot ajo zotëron rreth 60 mjete të tilla.

Dukshëm vihet re që për një periudhë 8-vjeçare, kompania “Oleum Transporti” i ka shumëfishuar fitimet e saj.

Në dhjetor të vitit 2022 subjekti në fjalë ka ka shtuar aktivitetin në tregtinë e automjeteve të reja dhe të përdorura.

Prokurori, Sokol Malaj, në vitin 2018 ka caktuar si përfaqësues në kompani nipin e tij, Ernis Xhelilaj, dhe vetë vendosi të ishte aksioner pasiv.

Në këtë vit, Malaj ka qenë një nga 7 prokurorët e denoncuar nga Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj, për shpërdorim detyre që lidhej me çështjen e saj.

Më tej, në vitin 2021, Malaj ka ndryshuar sërish përfaqësuesin e tij në kompaninë “Oleum Transporti”, duke ia kaluar nipit tjetër të tij, Stefano Malaj, ndërsa është akoma aksioner pasiv në mënyrë që ligji i “konfliktit të interesit” mos ta pengojë në funksionet publike që mban.

Tashmë Sokol Malaj, duhet të zgjedhë mes tregtarit të naftës dhe tregtarit të prokurorisë së Tiranës.

Sokol Malaj, zgjidh tani në seancën e KPK-së, dhe mos i mbaj shpresat tek KPA-ja e Ina Ramës.

prokurori sokol malaj malaj

EMISIONET