VIDEO/ Jo vetëm te Ylli Limani, edhe te Kanye West, qytetarët thërrasin vargjet e protestës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2026, 23:18

Në Tiranë po zhvillohet koncerti i këngëtarit Kanye West, për të cilin qeveria shqiptare ka paguar me 4 milionë euro nga fondi i emergjencave të buxhetit të shtetit.
As ky event muzikor, i cili ka ngjallur shumë debate dhe polemika nuk i ka shpëtuar thirrjeve “Rama jepe dorëheqjen”.
Një grup qytetarësh kanë thirrur njëzëri: “Rama jepe dorëheqjen”.
Paralelisht me koncertin, u zhvillua edhe protesta e 42-të e qytetarëve.

