Aksident i pazakontë në Librazhd, dy makina përplasen në një korsi ende të pahapur

Aksident i pazakontë në Librazhd, dy makina përplasen në

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Mirakë, në Librazhd, ku dy automjete u përplasën në një nga korsitë ende të pahapura të Korridorit 8.

Rrethanat se si mjetet po qarkullonin në këtë segment rrugor, i cili nuk është hapur ende për qarkullimin e automjeteve, mbeten të paqarta dhe janë objekt i hetimit.

Si pasojë e përplasjes, një pasagjere mbeti e bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e saj. Fatmirësisht, ajo dhe personat e tjerë të përfshirë në aksident janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

EMISIONET