Dua Lipa kritika qeverisë shqiptare: Ndryshon ligjet mjedisore pa konsultim publik

Dua Lipa kritika qeverisë shqiptare: Ndryshon ligjet mjedisore pa konsultim

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka prekur zhvillimet aktuale në Shqipëri gjatë episodit të ri të klubit të librave Service95 Book Club, ku diskuton me shkrimtaren Lea Ypi për librin e saj Free.

Në prezantimin e episodit, Service95 bën të ditur se biseda fokusohet jo vetëm te kujtimet e Ypit për rritjen gjatë rënies së regjimit komunist, por edhe te kuptimi i lirisë dhe zhvillimet politike në Shqipërinë e sotme.

“Së bashku, ato flasin për realitetet e ndryshimit politik dhe frymëzimin që marrin nga protestat politike që po zhvillohen në Shqipëri tani”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Service95.

Në një pjesë të publikuar paraprakisht nga episodi, Dua Lipa shprehet:

“Ne nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur pak për Shqipërinë sot. Ajo që më shqetëson në të vërtetë është që qeveria ndryshon ligjet mjedisore pa një konsultim publik.”

Deklarata e artistes vjen në një kohë kur në Shqipëri vijojnë debatet dhe protestat lidhur me ndryshimet ligjore që prekin zonat e mbrojtura dhe çështjet mjedisore.

Episodi i plotë i bisedës mes Dua Lipës dhe Lea Ypit do të publikohet të martën e ardhshme në podkastin Service95 Book Club.

https://www.instagram.com/reel/DaqakOWlEoV/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

EMISIONET