VIDEO/ Droni me sloganin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" u shkon te shtëpia
Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP janë surprizuar jo pak kur në mbrëmje ka mbërritur një fluturake me një mesazh në banderolë.
Konkurrentët vrapuan në oborr me idenë që droni ishte i destinuar për ndonjërin prej tyre, siç ndodh zakonisht, nga fansat.
Por në fakt nuk rezultoi kështu.
Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe opozitës kanë menduar t'u përcjellin një mesazh politik banorëve të Big Brother VIP, nga jashtë shtëpisë, në prag të zgjedhjeve të 14 majit.
Në banderolën që mbante droni shkruhej slogani i koalicionit opozitar të kryesuar nga Partia Demokratike, "Bashkë Fitojmë".