Video/ Aksident në aksin Fier-Seman, një makinë përfundon në kanal, tjetra në një dyqan pranë rrugës
Dy automjete përfshihen në një aksident rrugor në aksin Fier-Seman.
Njëri prej automjeteve ka përfunduar në kanalin pranë rrugës ndërsa tjetra në një dyqan nga ana tjetër. Policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes. Deri tani nuk ka informacion për viktima.
Ky aks rrugor sot ka njohur fluks në lëvizjen e automjeteve, kjo edhe për faktin se është e vetmja rrugë që të lidh me zonën bregdetare të Semanit dhe Darëzezës.
Si pasojë e përplasjes se automjeteve, është devijuar qarkullimi në një tjetër rrugë, për të evituar bllokimin e tyre, në këtë orë me temperatura të larta.


