Vaksina te gratë shtatzëna, Alimehmeti: Nuk ka flamuj të kuq, ende herët për efekte afatagjata

Sa të sigurta janë gratë shtatzëne nga vaksina e Covid-19? A ka efekte afatgjata vaksina te personat që duan të bëhen prindër?

Për këto mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, pohon në "Ditë e Re" se shkenca nuk mund të japë një përgjigje konkrete pasi koha e vaksinimit 8 muaj është më e paktë se koha e një lindjeje 9 muaj.

Sipas tij është ende herët për të folur për efekte afatgjata, megjithatë ai thekson se studimet deri tani nuk parqesin ndonjë risk për gratë shtatzëna.  

 

"Për gratë shtatzëna, studimet janë të qarta. Gruaja shtatzënë nuk duket të ketë ndonjë risk, përveç asaj që mund të ketë faktori moshë. Flamuj të kuq nuk ka. Periudha e vaksinimit është akoma më e shkurtër se periudha e lindjes.

Të thuash efekte afatgjata nuk i themi dot, sepse është herët. Duhet të kuptojmë se ka kaluar pak kohë. Nuk dim ende sa të sigurt jemi nëse ne vaksinohemi përpara dhe nëse duam të bëjmë fëmijë më vonë.

Pra fëmijë i konceptuar nga dy prindër të vaksinuar. Potencialishte asgjë nuk ndodh. Por nuk duhet të harrojmë se kanë kaluar vetëm 8 muaj," shprehet Ilir Alimehmeti.  

EMISIONET