U kapën me snajper në makinë, 7.9 vite burg për efektivin e RENEA-s Remal Rada, ndërsa Elton Hidhi u dënua me ...

Dënohet me 7.9 vite burg ish-efektivi i RENEA-s Remal Rada dhe 5 vite Elton Hidhi

Ndaj tyre është aplikuar gjykim i shkurtuar dhe kanë përfituar ulje të denimit me 1/3 e dënimit.

Dy personat në fjalë u kapën me snajper vitin e kaluar tek rrethrrotullimi i Saukut.

U kapën me snajper në makinë, 7.9 vite burg për efektivin e
Remal Rada

Rada dhe Hithi u akuzuan nga Prokuroria për “armëmbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “mbajtje pa leje të armeve të ftohta”, “mbajtje pa leje e uniformave dhe mjeteve policore”.

Remal Rada dhe miku i tij Elton Hithi, u arrestuan pasi u kapën me snajper në mjetin e tyre luksoz.

Më pas gjatë kontrollit të banesave atyre iu gjetën dhe armë të tjera.

Por ndërsa efektivi ka pretenduar se nuk ka qenë në dijeni të sendeve te sekuestruara në makinë, i arrestuari tjetër Elton Hithi ka patur një tjetër alibi për ngjarjen.

Ai ka pretenduar se e ka telefonuar një person i panjohur në emër të një të njohurit të tij në Angli, dhe i ka thënë të shkonte te merrte një pako në Sauk.

Pasi ka shkuar me Radën e ka marrë pakon dhe e ka vënë në makinë.

Pak metra më poshtë i ka ndalur policia. Ai ka preteduar se e ka në telefon kontaktin e personit me të cilin ka folur.

edison vatnikaj remal rada

EMISIONET