"Vrasjet" e grupit të Laert Haxhiajt i kalojnë SPAK-ut. Prokurori i Elbasanit ia dorëzon dosjen prokurorëve të posaçëm

Kryeprokurori i Elbasanit njëherësh edhe prokuror i çështjes së zbardhur nga i penduari i drejtësisë Artan Tafani, Kreshnik Ajazi po zhvillon një takim me drejtues të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gazetari Edison Vatnikaj raporton për “Ora News” se ky takim po zhvillohet në kuadër të dosjes “Never Forget”, hetimet e së cilës kanë shkaktuar arrestimin e 15 personave dhe zbardhjen e 6 vrasjeve të realizuar në dirigjimin e Laert Haxhiut.

“Duke qenë se në dosjë ka elementë të grupit të strukturuar kriminal, dosja do t’i kalojë SPAK-ut.

Po ashtu ka indicie edhe për përfshirjen në trafikun e drogës nga Amerika Latine”, shprehet gazetari.

"Vrasjet" e grupit të Laert Haxhiajt i kalojnë SPAK-ut.
Kreshnik Ajazi

spak edison vatnikaj kreshnik ajazi artan tafani laert haxhiaj

EMISIONET