"U dogj" nga pastruesja/ "Fati" i ish-zyrtares Alda Klosi vendoset sot. Ja për çfarë akuzohet

Zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi pritet të dalë sot para Gjykatës së Tiranës, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë.

Aktualisht Klosi ndodhet në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit ditën e premte, ndërsa masa e sigurisë do i jepet aty.

Mësohet se masa për Klosin pritet të jepet sot në orën 10:30.

Ndërkohë, dje u mor në pyetje dhe pastruesja Rozeta Dobi, e cila akuzohet se ka vjedhur një shumë të madhe parash në banesën e Klosit, ndonëse ajo më vonë pohoi se ish-zyrtarja ia kishte kërkuar që t’i ruante në banesën e saj.

Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.

korrupsioni skandali alda klosi vjedhja rozeta dobi pastruesja ish-zyrtarja

EMISIONET