Pastruesja “e famshme” Rozeta Dobi sot sërisht në pyetje. Policia kontroll në 3 apartamente të Alda Klosit, s’gjen asgjë

Prokuroria e Tiranës, do vijojë mesditën e sotme seancën e dytë të marjes në pyetje të pastrueses Rozeta Dobi, të cilës ju gjet në banesë, një shumë financiare prej gati 600 mijë euro.

Lajmi për intervistimin e Dobit, konfirmohet nga burime pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë për “Ora News” se Dobi pasditen e sotme do meret sërisht në pyetje. Rëfimi i saj është planifikuar të dëgjohet në ambjentetet e komisariatit nr.3 në Tiranë.

Qëllimi i marjes në pyetje të Rozeta Dobit është mësimi i emrave që cconin eurot me ccanta, në banesën e Alda Klosit.

Pyetja e Rozeta Dobit, pritet të kryehet nga një Oficer i Policisë Gjyqësore dhe prokurorja e Tiranës, Mirela Ccano, e cila prej më shumë se 1 muaj po ndjek hetimin e kësaj ccështje.

Pyetja për herë të dytë e Dobit, është planifikuar pasi mbrëmjen e të Premtes, pastruesja është pyetur shumë pak nga ana e oficerëve të policisë. Kjo pasi, mbyllja e orarit të burgut kushtëzonte vijimin e pyetjes së Dobit në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Ndërsa hetues të tjerë, gjatë ditës së sotme, kanë kontrolluar në Tiranë dhe tre banesa të tjera, që janë në pronësi të Rozeta Dobit dhe bashkëshortit të saj, por rezultojnë me emra të ndryshëm në hipotekë.

Gjatë kontrollit të 3 apartamenteve në Tiranë, nuk është gjendur asnjë sasi lekësh apo euro, për të cilat dyshonte prokuroria se fshiheshin aty.

Nga ana tjetër gjykata e kryeqytetit, ka njoftuar se seanca për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj të arrestuarës Alda Klosi, pritet të zhvillohet paraditen e nesërme në orën 10:30 në ambjentet e spitalit, ku Klosi qëndron e shtruar.

Ish-drejtoresha kryesore në Ministrinë e Financave dhe Rindërtimit si dhe njeriu më i besuar i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, menjëherë pas arrestimit pati komplikacione me tensionin e lartë, duke bërë që policia ta transportojë drejt urgjencës për mjekim.

Klosi akuzohet nga prokuroria e Tiranës për Pastrim të produkteve të veprës penale, “Fshehje të ardhurash” dhe “Deklarim i rremë para policisë”.

spak hetimet skandali arben ahmetaj alda klosi rozeta dobi pastruesja

EMISIONET