“Dëshmia fatale” e pastrueses që çoi në arrestimin e Alda Klosit: Më kërkoi ajo që t’i mbaja paratë në shtëpinë time
Zbardhet dëshmia e Rozeta Dobit, dëshmi e cila çoi në pranga zyrtaren Alda Klosi.
Në dëshminë e saj Dobi ka treguar për hetuesit se ajo ka nisur punë në vitin 2018 në një banesë që ndodhet në zoonën e "Mozaikut" të Tiranës.
Dobi është shprehur se në atë kohë, ajo kur ka shkuar për të pastruar këtë banesë ka gjetur sipër krevatit të mbuluar me batanije shuma të mëdha parash.
“Nuk i numërova, por ishin shumë para. I mora ato dhe i vendosa në siratrin e komodinës që ndodhej në krevatin ku flinte Alda. Më pas e mora atë në telefon, ku i tregova edhe vendin se ku i kisha futur, ku ajo më falenderoi për veprimin”, ka deklaruar përpara hetuesve sanitarja, ku sipas saj kjo ngjarje ka ndodhur verën e vitit 2018.
Më tej ajo shton se nga kjo banesë, Alda u pagua familjarisht, ku shkoi në banesën e saj të vjetër. Sipas saj në këtë banesë gjatë punës, ku ka qenë duke pastruar dollapet ka konstatuar disa kuti me euro. Ajo është shprehur se nuk i ka numëruar, por vlerat monetare ishin shumë të mëdha.
“Kam gjetur në dollape shumë të mëdha me euro, që nuk e di prejardhjen dhe nuk e di se kush i kishte sjellë, apo ku i çonte Alda këto para.
Këtë kostatim e kam bërë në vitin 2021, ndërsa kutitë me euro kanë qëndruar aty deri në fund të vitit 2022”, është shprehur sanitarja, sipas të cilës prerjet ishin nga 500 deri në 20 euro.
Më tej pastruseja u ka thënë hetuesve se kur është transferuar në banesën e marrë me qira tek rruga e "Kosovarëve", nuk ka parë shuma monetare në euro apo lekë.
Ajo ka shtuar se gjatë muajit dhjetor, Klosi i ka kërkuar që të mbajë në banesën e saj shuma parash, pasi kishte frikë nga ish-bashkëshorti i saj, sepse e kërcënonte.
“Pranova ta kryeja këtë veprim pasi kisha vite që punoja me të. Alda më tregoi se kasafortën e kishte futur tek dollapet.
Shkova atje e mora kasafortën e futa në një çantë dhe e dërgova në shtëpinë time tek “Unaza e Re”.
Më shoqëroi djali, por ai nuk dinte gjë. Veprimet i kam kryer e vetme. Shkova në banesë, e kasafortën e futa në dollap.
Nuk kisha dijeni për shumën e parave. Të nesëmen thash ti sistemoja paratë, ku shumënë të madhe të tyre i futa në tubin e aspirimit”, mësohet se ka thënë përpara hetuesve Rozeta Dobi.
Pas kësaj dëshmie dhe hetimeve të kryera referuar faktit që Alda Klosi ka qenë subjekt i IlDKKPI-së, dhe nuk i ka deklaruar këto para, ajo u shoqerua në polici dhe u arrestua në flagrancë, për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.