Turisti zviceran i bashkohet protestës në Korçë: Shqipëria ka natyrë të rrallë, por duhet ruajtur me ligj

Turisti zviceran i bashkohet protestës në Korçë:

Një turist nga Zvicra është bërë pjesë e protestës së qytetarëve në Korçë kundër projektit në Zvërnec. Ai është një vizitor i rregullt në Shqipëri prej rreth 15 vitesh dhe ndodhej në qytet për pushime.

Në një prononcim për mediat, ai tregoi se kishte ardhur në Korçë për disa ditë pushimi dhe ishte informuar për protestën gjatë qëndrimit të tij.

Ai u bashkua qytetarëve, duke shprehur mbështetje për të drejtën e tyre për të dhënë mendim mbi projektin.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, ai tha se ka vizituar shpesh zona të ndryshme të vendit, nga veriu në jug, përfshirë edhe zonat e Prespës dhe Zvërnecit, ku ka parë nga afër natyrën dhe faunën e zonës, përfshirë pelikanët.

Sipas tij, Shqipëria është një vend me natyrë të veçantë dhe njerëz mikpritës, ndërsa zhvillimi ekonomik duhet të ecë paralelisht me mbrojtjen e mjedisit.

Ai shtoi se proceset zhvillimore duhet të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe me përfshirjen e qytetarëve.

Turisti u shpreh se e viziton shpesh Shqipërinë, duke e cilësuar si herën e tij të 15-të në vend, dhe se gjatë viteve ka udhëtuar në shumë zona malore dhe bregdetare.

EMISIONET