Real Madrid në sulm për Julian Alvarez? Agjenti i argjentinasit mohon kontaktet me Los Blancos

Ishte pikërisht Sky Sports që ngriti këtë hipotezë, që solli edhe reagimin e përfaqësuesve të futbollistit të cilët sipas 365Scores deshën të qartësonin situatën për të frenuar spekulimet
Fernando Hidalgo, agjenti i Julian Alvarez u pyet nëse kishte kontakte apo bisedime me Realin e Madridit ndërkohë që zhurma mediatike rreth të ardhmes së sulmuesit rritet gjithnjë e më shumë. Dhe përgjigjja e tij ishte e qartë dhe direkte teksa mohoi çdo lloj lëvizje nga të dyja palët.
‘Julian, blerja ‘galaktike’ e Realit të Madridit? Nuk kemi asnjë informacion në lidhje me këtë dhe askush nuk ka hyrë në kontakt me ne-tha Hidalgo.
Interesi i mundshëm i Realit të Madrid për Julian Alvarez në këtë mënyrë i bashkohet atij të Paris Saint Germainit dhe është një pengesë më shumënë rrugën e Barcelonës për të arritur te argjentinasi. Klubi katalanas vazhdon të monitorojë me kujdes situatën e sulmuesit argjentinasit, një prej objektivave të mëdha të tij në merkato për të përforcuar repartin e avancuar pas largimit të Leëandoëskit
Te Barcelona e konsiderojnë këtë çështje ende të hapur, por të kushtëzuar nga disa faktorë. Pavarësisht dëshirës të Julian për të kaluar te blaugranat, Atletico këmbëngul në qëndrimin e tij. Nuk e bën të lehtë largimin e futbollistit dhe do të pranojë vetëm një shifër marramendëse për të lejuar largimin e tij. Për këtë arsye, Barcelona preferon të qëndrojë në pritje dhe të shohë se si do të evoluojë merkato dhe lëvizjet e klubeve të mëdha të përfshirë.

