Ariana Grande hap “Eternal Sunshine Tour” me moment viral për martesën dhe divorcin e saj

Ariana Grande hap “Eternal Sunshine Tour” me moment viral për

Ariana Grande ka nisur turneun e saj të ri “Eternal Sunshine” me një koncert në Oakland Arena, në Kaliforni, duke shënuar rikthimin e saj në skenat e mëdha pas një mungese prej shtatë vitesh.

Gjatë mbrëmjes, ajo interpretoi edhe këngën e njohur “Thank U, Next”, ku në një moment të performancës bëri një gjest me dy gishta dhe qeshi, gjatë vargut ku përmend dëshirën për t’u martuar vetëm një herë.

Ky moment u interpretua nga fansat si një referencë me humor ndaj jetës së saj personale dhe divorcit nga ish-bashkëshorti Dalton Gomez.

Turneu u shoqërua edhe me momente emocionale, ku këngëtarja falënderoi publikun për mbështetjen dhe u shpreh e prekur nga rikthimi në skenë.

Ariana Grande dhe Dalton Gomez finalizuan divorcin në mars 2024, pas tre vitesh martesë. Sipas mediave amerikane, ndarja ishte e qetë dhe me mirëkuptim mes tyre.

Në albumin e saj më të fundit “Eternal Sunshine”, artistja ka reflektuar edhe për jetën personale dhe marrëdhëniet e kaluara, ndërsa aktualisht është në një lidhje me aktorin Ethan Slater, me të cilin është përfolur që prej vitit 2023.

Turneu pritet të vazhdojë në qytete të tjera, duke sjellë një nga rikthimet më të mëdha të saj në muzikë.

EMISIONET