Prapaskena nga Spanja/ Cesc Fabregas, në pole position për të pasuar Hansi Flick te Barcelona

Prapaskena nga Spanja/ Cesc Fabregas, në pole position për të

Hansi Flick sapo ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2028(me opsion rinovimin edhe për një vit tjetër), por klubi katalanas ka nisur lëvizjet për të gjetur pasuesin e tij.

Sipas podcastit ‘Barça Reservat’, kandidati kryesor për të marrë vendin e trajnerit gjerman kur kontrata e këtij të fundit të përfundojë është pikërisht Cesc Fabregas.

Emri i trajnerit aktual të Comos ka gjetur miratimte drejtuesit e Barcelonës me në krye Drejtorin Sportiv të klubit, Deco.

Hipoteza për një rikthim të Fabregas në Katalonjë, pas eksperiencës së tij si futbollist në 2011-2014 është përforcuar nga një prapaskenë që është zbuluar nga e përditshmja AS; përpara disa muajsh, Alejandro Echevarria, krahu i djathtë i Joan Laportës, ishte në Como për të tentuar të bindë trajnerin spanjoll për të qenë sërish pjesë e Barcelonës, por këtë radhë në pankinë.

EMISIONET